Kërkesat ligjore për raportim financiar të Shoqërive ne Kosovë

Sipas legjislacionit në fuqi (Ligji Nr. 06/L- 032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe  Auditim, Neni 5) shoqëritë tregtare  në Kosovë  klasifikohen si:
  • Mikro ndërmarrje,
  • Ndërmarrje të vogla,
  • Ndërmarrje të mesme dhe
  • Ndërmarrje të mëdha.

Për t’ u klasifikuar në njëri nga këto kategori shoqëritë tregtare duhet të krahasojnë
bilancin e pasqyrës së pozitës financiare, qarkullimin vjetor neto dhe numrin mestarë të punonjësve gjatë vitit.

Shoqëritë tregtare duhet të plotësojnë dy nga tre kriteret e më poshtme për të përcaktuar cilës kategori të shoqërive tregtare ju përkasin (pa marrë parasysh formën e organizimit B.I, O, Sh.p.k. apo Sh.a) dhe cilat kërkesa ligjore për raportim financiar duhet të plotësojnë.


Older Post Newer Post