Sherbim i Ri ne Sistemin Elektronik të ATK-se - Deklarimi i Pasqyrave Financiare përmes Sistemit Elektronik EDI

Administrata Tatimore e Kosovës, nga data 15.03.2021, përmes Sistemit Elektronik EDI mundëson deklarimin e Pasqyrave Financiare, ashtu siç kërkohet me Legjislacionin Tatimor dhe Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

Deklarimi i Pasqyrave Financiare përmes Sistemit Elektronik EDI, mundëson  deklarimin e Pasqyrave Financiare në mënyrë elektronike vetëm në një vend, pra në ATK, ndërsa KKRF do të pajiset me informatat e tilla nga ATK.

Obligues për të deklaruar Pasqyrat Financiare, janë të gjithë tatimpaguesit, ashtu siç janë të kategorizuar me Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

Pasqyrat Financiare, për qëllime të ATK-së do të deklarohen në periudhën dhe afatin kur dorëzohet edhe Deklarata Vjetore për Tatim në të Ardhura Personale / Korporatave, pra  nga data 01 janar deri me 31 mars të vitit pasues për vitin paraprak.


Older Post Newer Post